“Fushën Tomkës ia mori Erioni, jo gjermani”/ Këlliçi denoncon betonizimin e Tiranës

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar betonizimin e vazhdueshëm të kryeqytetit duke akuzuar kështu kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Këlliçi nëpërmjet disa fotove të postuara në rrjetet e tij sociale ka ndarë pamje nga Tirana ku sipas tij sot më lehtë hyn betonerja sesa ambulanca dhe zjarrfikësja.

Tirana që shohim çdo ditë, ku hyn betonierja por jo zjarrfikësja dhe autoambulanca.

Tirana brenda lagjeve, ku më lehtë mund të kapërcesh nga një pallat në tjetrin sesa të gjesh një hapësirë parkimi.

Tirana e 1001 depozitave të ujit. Fushën Tomkës ia mori Erioni, jo gjermoni”, ka shkruar Këlliçi.

Zjarr Tv Ad