‘Brezi i vjetër nuk i lështon karriget’/ Ethem Ruka: Jam i lodhur nga moshat e mëdha në politikë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogu dhe ish-politikani Ethem Ruka kërkon që në politikën shqiptare të ketë risi. Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Drejt’, Ruka u shpreh se nuk ka asnjë mall për politikën pasi është lodhur nga ajo. Më tej, Ruka tha se koha e të njëjtave fytyra ka marrë fund, e se gjeneratat e reja duhet t’i kishin zëvendësuar.

Pedagogu shtoi se figurat e vjetra nuk po ua lëshojnë karriget të rinjve që synojnë të futen në politikë.

“Nuk më mungon politika. Jam i lodhur nga politika, edhe për faktin që pas 30 vitesh nuk më vjen mirë që shoh të njëjtat fytyra, koha jonë ka mbaruar, sepse këtu ka gjenerata të reja që duhet t’i kishin zëvendësuar. Këta nuk më japin asnjë gjë dhe nuk më premtojnë për të ardhmen. Sot fatkeqësisht shoh një brez politikanësh që nuk i lëshojnë karriget. Ata kanë prishur edhe të rinjtë, të cilët nuk mendojnë gjë tjetër veçse si ata. Për mua ka ardhur koha që këto elita të vlerësohen për kontributet e tyre, por duhet të hapin rrugën dhe t’ia lënë radhën djemve dhe vajzave të reja, që kanë një mentaliteti tjetër” tha ai për emisionin “Drejt”.

Zjarr Tv Ad