Gatuhet tiramisuja më e gjatë në botë

0
5

Në qytetin e Milanos në Itali është vendosur rekordi për tiramisunë më të gjatë në botë. Ëmbëlsira  273.5 metra të saj fitoi sot titullin në Rekordet Gines si tiramisuja më e gjatë e gatuar ndonjëherë. Ëmbëlsira u realizua mbi 80 tavolina, me përbërësit: 500 kg maskarpone, 65 kg kakao e hidhur, 60 kg të verdha veze dhe 70 të bardha, 300 litra kafe dhe 65 kg sheqer.

30 kuzhinierë nga Shkolla e Kuzhinës Teatro7 | Lab, që udhëhiqeshin nga kuzhinieri Stefano Callegaro krijuan ëmbëlsirën rekord në CityLife Shopping District në Milano, në bashkëpunim me AADV Entertainment. Pas matjes së ëmbëlsirës, gjyqtari Guinness World Records vërtetoi se ‘Tiramisuja Galbani Santa Lucia’ është më e gjatë në botë, plot 273.5 metra duke mundur rekordin e mëparshëm 269 metra të vendosur nga vitin e kaluar në Friuli-Venezia Giulia.