Gazetari bën deklaratën e fortë: Pas grushti Berisha dhe Meta po përgadisin….

0
916
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi beson se shërbime inteligjente të huaja që duan një Ballkan të trazuar janë përfshirë në sulmin e djeshëm ndaj Sali Berishës.

Në një editorial botuar në gazetën e tij, Lesi shprehet se nuk beson që Edi Rama të qëndrojë pas skenarit, pasi dje ishte dita e Samitit të BE-së, për të cilën Rama kërkonte të gjithë vëmendjen mediatike, por që nuk e mori për shka të ngjarjes në protestën e PD.

Megjithatë sipas Lesit, edhe sikur të gjenden autorët e skenarit, Berisha dhe Meta tashmë po përgatisin një protestë që si ortek do e çojë grushtin e bulevardit në Kryeministri.

Pjesë nga shkrimi i Nikoll Lesit:

Ndaj jam i bindur se shërbime inteligjente të huaja të faktorit të tretë që duan një Ballkan të trazuar, e kanë realizuar aktin e djeshëm duke përdorur njerëzit e tyre të cilët nuk janë të paktë në Tiranë. Edhe me donatorë apo biznese ilegale ku nuk përjashtohen grupet kriminale të sofistikuara të kokainës.

Ai grusht dje në fytyrën e Sali Berishës nuk ka për të kaluar lehtë. Këtu do jemi dhe do ta shikojmë.

Edi Rama e donte të gjithë vëmendjen te vetja, ai donte të ishte kryelajm europian dhe në Shqipëri të ishte ai lajmi. Ishte goditur kryetari i PD, Sali Berisha, ky ishte kryelajmi.

E turavrapi për të drejtuar gishtin tregues te Edi Rama, pikërisht dje kur ai donte lavdinë, më bën të mendoj që kryeministri nuk ka lidhje. Ai që e goditi kishte dhe ka probleme mendore. Ai ishte i mirëstrukturuar nga dikush. Ai edhe i çmendur ka qenë në mision.

Ai nuk është i çmëndur deri në atë pikë sa të kryejë një akt të tillë. Edi Rama nuk është autor i goditjes me grusht të Sali Berishës. Mirëpo kam frikë se ai grusht, edhe nëse gjenden autorët e skenarit, do të kthehet në ortek në protestën që po përgatitin dyshja Berisha-Meta në ditët e ardhshme. Dhe tashmë grushti i bulevardit do të kthehet në grusht në Kryeministri.

Zjarr Tv Ad