Genc Burimi: Kriza me Greqinë, e rëndë! Rama i bëri llogaritë gabim, SHBA-të do të mbajnë anën e grekëve

0
284
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Genc Burimi, ka folur për krizën në marrëdhënien Shqipëri-Greqi, për shkak të burgosjes së Fredi Belerit, i cili nuk po lejohet të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Burimi është shprehur se Rama i ka bërë llogaritë gabim me grekët dhe nëse amerikanët do të duhet të zgjedhin mes tij dhe Mitsotakist ata do të zgjedhin palën greke për faktin se në Kretë ndodhet baza më e madhe ushtarake e tyre ne Europë.

“Duhet të shpreh keqardhje që marrëdhëniet me dy vendeve që ishin përmirësuar kohët e fundit kanë degraduar në këtë pikë pa kthim. Para pak kohësh Mitsotakis tregonte një gjest mjaft miqësor ndaj Ramës duke e pritur miqësisht.

Mendoj se ajo që është botuar sot në shtypin grek është një analizë e mirë, Rama ka bërë një analizë të gabuar dhe ka qenë me tepër vetëbesim se grekët nuk do të reagonin ndaj një krize të tillë. SHBA po ta vini re nuk janë prononcuar po ashtu as europianët dhe se ai i ka vendosur aleatët tanë në një pozitë tepër delikate.

Greqia për amerikanët është më e rëndësishëm në aspektin strategjik se sa Shqipëria dhe kur të vijë një moment për të zgjedhur mes Ramës dhe Mitsotakis ata do të zgjedhin Greqinë pasi baza më e madhe në botë dhe europë, SHBA e kanë në Kretë. Greqia është një nyje kyçe e lojës gjeostrategjike e SHBA-së në botë.

Vendimi i drejtësisë për të lënë në burg Bejlerin tregon se tensioni vazhdon dhe Rama insiston në kokëfortësinë e tij, ai shprehet se është vendimi i drejtësisë dhe nuk është vendim i tij por këtë gjë e thotë dhe Erdogani dhe përfundimi pastaj dihet”, tha Burimi në Syri Tv.

Zjarr Tv Ad