Gjenden 90 kg kanabis në Shkodër, arrestohen 2 persona

0
532
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga operacioni policor i zhvilluar në fshatin Grudë e Re dhe Xhan të Shkodrës janë vënë në pranga dy persona që kultivonin kanabis.

Policia ka sekustruar 90 kg kanabis dhe ka arrestuar, Pjeter Çakaj, 54 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për veprat penale ”Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“ si dhe Mirash Mali, 51 vjeç, banues në fshatin Xhan, për “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Arrsetimet janë bërë sepse policia ka gjetur 9 kg kanabis dhe një pushkë në banesën e  Pjeter Çakaj.

U gjetën gjithashtu 81 kg lëndë narkotike kanabis në afërsi të banesës së Mirash Malit, në vendin e quajtur Tebreg, fshati Xhan.

Zjarr Tv Ad