Punonjësit e ‘TAP’ gjejnë mbetje arkeologjike në Korçë, ndërpresin menjëherë punimet

0
763
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Punonjësit e ‘TAP’, kompanisë që po ndërton rrjetin e gazsjellësit në terrirorin shqiptar, gjatë punimeve për shtrimin e tubave kanë zbuluar një vendbanim të lashtë në Turan të Korçës. Sipas deklaratës që vjen nga kompania, punimet në këtë zonë janë ndërprerë urgjentisht dhe arkeologët kanë marrë në dorë situatën.

‘Sipas vlerësimeve paraprake nga ekspertët e trashëgimisë kulturore në TAP, mendohet se bëhet fjalë për një vendbanim i cili daton që nga periudha e hershme e epokës së hekurit (shek. X – IX para erës sonë) e deri në periudhën e vonë romake (shek. IV – V të erës sonë), duke vlerësuar materialet prej qeramike të gjetura. Gjatë mesjetës (shek. XII – XV), kjo hapësirë duket që është përdorur si varrezë, duke ju mbi vënë funksioneve që ka patur në periudhat e mëparshme’, thuhet në njoftimin zyrtar të TAP.

Ekspertët arkeologë që monitorojnë ndërtimin e tubacionit gjigant në vendin tonë kanë ndërprerë punën, derisa të përfundojë gërmimi nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë.

Sipas ‘TAP’, trashëgimia kulturore është shumë e rëndësishme dhe ekipi i punës ka marrë të gjitha masat për të minimizuar ndikimin negativ mbi trashëgiminë kulturore, mjedisin apo komunitetet. Të gjitha artefaktet dhe gjetjet arkeologjike u janë dorëzuar autoriteteve përkatëse shqiptare, të cilat sigurojnë ekspozimin e tyre për publikun.

Edhe në muajin korrik të vitit 2016, ‘TAP’ zbuloi në zonën e Skraparit një kapitel të shekullit VI, duke ndërprerë punimet në atë territor dhe shmangur gjurmën e tubacionit.

Zjarr Tv Ad