Gjendet i murosur Shqiptari në Itali

0
294
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë gjetur të murosura në muret e një vile në Senago, provinca e Milanos, teksa po kryheshin punime restaurimi, eshtrat e një personi

Personi i murosur mendohet të ketë vdekur 5 vjet më parë dhe karabinierët po shqyrtojnë denoncimet e bëra për zhdukje personash rreth asaj kohe, sidomos për emra të lidhur me kriminalitetin.

Mes atyre ku dyshon fort policia italiane është edhe një qytetar shqiptar, i cili u zhduk në Genova më 2013.

Eshtrat e gjetura nga punëtorët janë dërguar nga prokuroria e Monzas në laboratorin e antropologjisë shkencore ku po shqyrtohen nga mjekët dhe ekspertët për ta identifikuar.

Ndërkaq karabinierët vazhdojnë punën në vendin ku u gjetën eshtrat, një banesë historike e shndërruar në kompleks rezidencial luksoz.

Eshtrat, të ruajtura në gjendje të mirë, ishin në një lloj pusi rreth 15 metra të thellë nga i cili futeshe përmes një vrime në mur.

Karabinierët dhe zjarrfikësit kanë gjetur edhe një xhuboks dhe copa veshjesh të tjera.

Duke u nisur nga denoncimet për zhdukje pesë vjet më parë, hetuesit kanë individualizuar një profil që i korrespondon kufomës, bazuar edhe në tipin e veshjes në momentin e zhdukjes.

Qytetari shqiptar mbi të cilin po hetohet kishte precedentë penalë.

Gjithsesi, konfirmimi mund të vijë vetëm pas analizave laboratorike.

Autopsia do të konfirmojë nëse ka qenë apo jo vrasje, e cila është hipoteza më e mundshme për hetuesit.

Zjarr Tv Ad