Gjendet i pajetë i riu në Tiranë

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i ri i identifikuar si Fation T. është gjetur i vdekur mesditën e sotme në një apartament tek kompleksi “Ana” në Qytet Studenti. Sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të lëndëve narkotike.

Policia, autoambulanca dhe një zjarrfikëse nuk kanë mundur të shkojnë ende në vendngjarje për shkak se rrugica që të çon deri tek ky pallat është shumë e ngushtë. Ndërtuesi i pallatit ka lënë një rrugë të ngushtë jashtë standardit dhe çdo parametri.

 

Zjarr Tv Ad