Gjirokastër, bariu plagoset me lëndë plasëse, transportohet drejt Tiranës

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një bari është dëmtuar me lëndë plasëse në vendin e quajtur “Hani” në Gjirokastër.

Shtetasi me iniciale V. LL., po ruante gjedhët kur u lëndua me lëndën plasëse.

Ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

“Më datë 25.02.2019,  në vendin e quajtur “Hani” (kullotë)  Subash,  shtetasi V.LL, duke ruajtur gjedhët , dyshohet të jetë dëmtuar me lëndë plasëse, i cili  është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,”-raportoi policia.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad