Gjirokastër/ Gjendet i pajetë një shtetas italian, dyshimet e para të policisë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shtetas italian është gjetur i pajetë në lagjen “Dunavat” të Gjirokastrës.

Sipas informacioneve, italiani i gjetur është identifikuar me emrin Faustro Franko Bistri.

Raportohet se ai ka qenë i pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet lidhur me çfarë ka ndodhur, ndonëse dyshimet e para flasin për një vdekje natyrale.

Shtetasi italian ishte rreth 74 vjeç dhe bashkëjetonte që prej 3 vitesh me një grua shqiptare, ndërkohë me profesion kishte qenë karabinier.

Zjarr Tv Ad