Gjoba ndaj Becchetti-t/ Deri më tani sipërmarrësi italian ka ‘sekuestruar’ rreth 4 milionë euro, PD reagon ashpër kundër Ramës: Shuma ka filluar të arkëtohet, përgjegjësi mohon dhe mashtron

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një lajm ka qarkulluar ditën e sotme në mediat shqiptare që sipërmarrësi italian, Francesko Becchetti ka filluar të mbledhë paratë e gjobës prej 110 milionë euro që fitoi kundë qeverisë shqiptarë në Gjykatën Ndërkombëtare.

Rama e mohon kategorikisht që gjyqi me Becchetti-n është humbur përfundimisht, por e kundërta rezulton nga të dhënat, që thonë se deri më tani sipërmarrësi italian ka mbledhur rreth  4 milionë euro nëpërmjet bllokimit të llogarive të Shqipërisë në Eurocontrol duke konfiskuar miliona euro të ardhura që duhet të vinin në Albcontrol.

Në lidhje me këtë cështje ka reaguar ditën e sotme deputetja tashmë e zgjedhur e PD-së, Jorida Tabaku, e cila thotë se ndonëse kryeministri e mohon, shuma e gjobës ka filluar të arkëtohet.

PD drejton gishtin nga Kryeministri Rama si përgjegjësi i vetëm për këtë faturë të majmë që duhet të paguajnë taksapaguesit shqiptarë, për atë që ajo e quan luftë personale të Ramës me sipërmarrësin italian.

Ky abuzim me pushtetin duhet ndëshkuar, thote me tej Tabaku, sepse Shqipëria, e varfëruar dhe e vjedhur nga ky regjim, 110 milionë euro duhet t’i përdorë për të ndërtuar shkolla, spitale dhe infrastrukturë, jo për të paguar luftën personale të Edi Ramës.

“Lufta personale e Edi Ramës me Francesco Becchetti, do t’iu kushtojë shqiptarëve 120 milionë euro.

Kjo është shuma me interesat aktuale që çdo familje do të paguajë nga xhepat e saj. Mediat raportojnë se kjo shumë ka filluar të arkëtohet. Institucionet nuk bëjnë transparencë, ndërsa përgjegjësi për këtë faturë mohon dhe mashtron, duke e përdorur shtetin si mburojë për t’u mbrojtur nga dëmi i madh ekonomik që u ka shkaktuar shqiptarëve.

Partia Demokratike ka kallëzuar në #SPAK gjithë personat e përfshirë në këtë çështje dhe teksa impakti për buxhetin e shtetit po bëhet real, kjo dosje nuk mund të vijojë të marrë pluhur në sirtarët e drejtësisë.

Ky abuzim me pushtetin duhet ndëshkuar, sepse Shqipëria, e varfëruar dhe e vjedhur nga ky regjim, 120 milionë euro duhet t’i përdorë për të ndërtuar shkolla, spitale dhe infrastrukturë, jo për të paguar luftën personale të Edi Ramës.

Shqiptarët i kanë paguar shtrenjtë dështimet dhe korrupsionin e këtij regjimi, tani duhet të paguajë Rama dhe shpura e tij!”, shkruan Jorida Tabaku.

Zjarr Tv Ad