Gjonaj çon në kryeministri gratë e dënuara

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ekspozitë me punime pirografike nga gratë që qëndrojnë në institucionin “Ali Demi” dhe të miturit e Kavajës është hapur në ambientet e kryeministrisë. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se punimet pirografike ishin mesazh shprese dhe besimi për një shans të dytë.

Etilda Gjonaj:  Synimi ynë është që në të ardhmen të gjithë të miturit që janë në kontakt me ligjin të mos jenë pjesë e burgjeve por të trajtohen në këto institute multidisiplinore. Pavarësisht kësaj edhe sot prioriteti ynë si për të miturit ashtu edhe për gratë të përfitojnë nëpërmjet programeve të ndryshme jo vetëm një profesion apo zanat, i cili i aftëson ato të përballin jetën pas daljes, por edhe ndërgjegjëshmëri dhe përgjegjshmëri për veprimet dhe jetën e tyre dhe që pas daljes ato të kenë jo vetëm një mundësi të dytë për të filluar një jetë të re”.

Gjonaj premtoi se për gratë dhe të miturit do të ketë trajtim me programe punësimi apo programe të tjera të cilat janë të fokusuara drejt integrimit të tyre në shoqëri.

Zjarr Tv Ad