Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e , ish-prokurorit Llalla

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Lartë ka vendosur që çështja e ish-prokurorit Adriatik Llalla ti kalojë GJKKO-së.

Ish-kryeprokurori kishte kërkuar që çështja e tij ti kalonte Gjykatës së Tiranës, por tashmë fati i tij do të jetë në dorë të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Llalla i ishte drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit që i vendosi nën sekustro pasuritë.

Pak ditë më parë, Apeli i Posaçëm rivendosi në sekuestro një apartament në Durrës, si edhe 20 mijë metra katrorë tokë në pronësi të Llallës në Tiranë. Ish-kryeprokurori pretendon se Apeli i Posaçëm në vendimin e tij ka dalë jashtë kërkesave të Prokurorisë.

Fillimisht Gjykata Speciale i hoqi sekuestron e pasurive ndaj Llallës, por Apeli rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë duke lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë.

Llalla është marrë i pandehur për mosdeklarim dhe fshehje pasurie, dhe tani e tutje do të hetohet nga GJKKO.

 

 

 

Zjarr Tv Ad