Gjykata e Posaçme dënon me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën

0
798
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm, Redjan Rrajën, ndërsa me 35 vite burg, Arjol Halilajn, si të akuzuar në përfshirjen e atentatit ndaj ish prokurorit, Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi.

GJKKO pranoi kështu pretencën e SPAK edhe per Rrajen edhe per Halilajn, i cili sipas Prokurorise se Posacme, ka patur vetëm rolin e ndihmësit për të larguar autorët nga vendi i ngjarjes.

Në njoftim gjykata sqaron se Rraja akuzohet per 6 vepra penale, për të cilat ai ka marrë dënimin nga 4 vite burg deri në 35 vjet burg. Ndërsa si i përfshirë në atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm.

Për Redjan Rrajën gjykata thotë se ka aplikuar nenin 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, për bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Redjan Rraja me burgim të përjetshëm.

Dënimin, i pandehuri Redjan Rraja, do ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 1 nëntor të vitit 2019, SPAK ka mundur të siguroje prova për autorët e atentatit dhe për urdhëruesit, ku për këta të fundit është ndarë një tjetër dosje e cila po hetohet më vete. Dy të akuzuarit nuk ishin të pranishëm në seancë ku mbroheshin nga avokatët.

Rraja ka mohuar akuzat

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen”, tha Rraja, ndërsa nuk dha pëlqim për t’u pyetur në proces. Në vijim, prokurori Adnand Xholi lexoi deklarimet e dhëna në vitin 2019, ku po ashtu Rraja ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarje. Njëkohësisht, Gjykata e Posaçme delegjitimoi nga procesi një prej avokatëve të Rrajës, Alban Bengasi, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”.

Zjarr Tv Ad