“Vulës t’i pinë lëngun, ta vënë në ballë”, Saimir Korreshi: Me statut e ka Bardhi

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshin në një intervistë për Euronews Albania ka folur rreth farsës zgjedhore për kryetar në PD-në e vulës si dhe për zhvillimet e fundit, ku kryesia e PD së vulës nuk e njeh më Gazment Bardhin si sekretar organizativ.

Ai tha se sipas statutit të Partisë Demokratike vulën e kishte dhe e ka Gazment Bardhi, ndërsa kryesia e partisë demokratike, vulën që ka tha ai “ t’i pijë lëngun, ose ta vërë në ballë”

“Pse kështu kanë thënë ata që kemi hequr dhe Gazin? Paskan qenë përpara ata, si paskam marrë vesh. Vulën kanë marrë, por nuk e shkarkojnë sot zotin Bardhi, sipas statutit vulën, sipas statutit e kishte dhe e ka zoti Bardhi. Atë vulë që kanë ata të marrin e t’i pijnë lëngun, në sensin ta marrin ta administrojnë, nuk e di do e lënë ndonjëherë, se ata e bëjnë kështu shkojnë te gjykata kërkojnë vulën, ndiq nga mbrapa “Ku e do vulën, në ballë? Ja!””, tha Saimir Korreshi.

Zjarr Tv Ad