Gledis Nano mbledh strukturat arsimore, ç’pritet të diskutojë për shkollat

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Policisë së Shtetit, ditën e sotme pritet që të zhvillojë një takim me struktuar arsimore. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se të pranishëm krah Nanos do të jenë përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Tiranë, drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës, presidentët e qeverive të nxenësve dhe oficerët e sigurisë në këto shkolla.

Ende nuk dihet se për çfarë do të diskutohet në këtë takim, por çështja kryesore mund të jetë siguria në shkolla.

“Në orën 12:00, në një nga sallat e hotel “Sheraton”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano do të zhvillojë një takim me pjesëmarrjen e Drejtorisë Arsimore Tiranë, drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës, presidentët e qeverive të nxenësve dhe oficerët e sigurisë në këto shkolla. Ju ftoj të merrni pjesë!”, shkruhet në njoftim.

Zjarr Tv Ad