Kaba: Ky nuk ishte Iftar, por mbrëmje Gala ku mbi 85% e të darkuarve nuk kanë mbajtur asnjë ditë Ramazan

0
1153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka shtruar mbrëmjen e të martës Iftar për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Në darkën e madhe morrën pjesë personalitete të rëndësishme të të gjitha besimeve fetare në vend, politikanë, artistë, njerëz të medias,etj në lidhje me këtë ka reaguar gazetari Dritan Kaba ,i cili me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se Iftari nuk shrohet me paratë e të tjerëve dhe për njerëz që nuk kanë mbajtur asnjë ditë Ramazan.

Postimi i plotë:

Iftar nuk quhet kur e shtron me paratë e të tjerëve. Është si të marrësh parat e dikujt në këtë rast të taksapaguesve e të bësh darka.

Në fakt janë mësuar që parate e shqiptarëve t’i shpërndajnë si te vetat. Koncensione, incirenatore, tendera sekrete, tendera pa garë, gjyqë tëhumbura miliona euroshe dhe SPAK rri e vështron!

Ky nuk ishte Iftar, por mbrëmje Gala ku mbi 85% e te darkuarve nuk kanë mbajtur asnjë ditë Ramazan. Jo vetëm shkojnë për të ngrënë, por nuk e kuptoj si nuk i dalin ato që kanë marrë por gjemojnë çdo darkë që shtrohet.

Darka Gala ishte nje për çudnim në çdo kuptim i shenjterise së Iftarit!

Zjarr Tv Ad