Goditi me mjet të mprehtë punonjësin e OSHEE-së gjatë ushtrimit të detyrës, pranga 35-vjeçarit në Vlorë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 35-vjeçar u arrestua në Vlorë pasi goditi fizikisht dhe me mjet të mprehtë punonjësin e OSHEE-së gjatë ushtrimit të detyrës. Ngjarja ndodhi në lagjen ”1 Maji”. ”Arrestohet në flagrancë shtetasi S. Sh., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “1 Maji” Vlorë ka goditur fizikisht dhe me mjet të mprehtë gjatë ushtrimit të detyrës një punonjës të OSHEE-së, për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë,u  arrestua në flagrancë për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt” shtetasin R. N., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugorë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad