Grabitet selia qëndrore e PL-së

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka denoncuar këtë të premte se selia qëndrore e PL është grabitur nga persona të paautorizuar.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Vasili shkruan se këta persona, kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një paisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

Mësohet se kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë denoncim në polici në lidhje me rastin.

Postimi i plotë:

Partia e Lirisë është përballur me një ngjarje të tipit mafioz, karakteristike e “Rilindjes”, që kërkon të Qeverisë vetëm përmes shantazhit dhe presionit.

Në zyrat e saj kanë hyrë në mesnatë persona të paidentifikuar dhe të paautorizuar duke grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një paisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

Partia e Lirisë në respekt të ligjit ka depozituar denoncimin e kësaj ngjarjeje në Prokurorinë e Tiranës për hetimin dhe identifikimin e autorëve.

As kjo tentativë dhe asnjë presion nuk e ul dot ritmin dhe vendosmërinë e Partisë së Lirisë për t’u përballur me “Rilindjen” dhe mashat e saj, por përkundrazi shumëfishon energjitë e saj në betejën për përmbysjen e narkoqeverisjes rilindase.

Zjarr Tv Ad