Grek ose Vdekje/ Kush është 35 vjeçari që qëlloi me kallashnikov policinë shqiptare

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kostandinos Kaçifas është 35-vjeçari, i cili qëlloi me armë tip kallashnikov ndaj policisë në Bularat ditën e sotme.
Fatmirësisht asnjë prej efektivëve nuk mbeti i plagosur dhe plumbat prekën xhamin e një makine.
Ai po ndiqet nga forcat RENEA në fshatrat e Gjirokastrës.
Siç duket Kaçifas është një ekstremist grek me bindje radikale, që e kishte planifikuar sulmin ndaj policisë shqiptare këtë 28 tetor.
Dita kur në Bularat zhvillohej një festë e qytetarëve me origjinë greke, Kaçifas kishte parashikuar “t’i çonte një mesazh” siç shkruan ai, Tsiprasit dhe Ramës.
Në profilin e tij në Facebook, Kaçifas ka plot mesazhe ku bën thirrje për rezistencë të grekëve në jug të Shqipërisë, të cilët i quan “vorio-epiriotë”.
Në njërin prej këtyre, të cilin e ka shkruar ditët e fundit deklaron:
Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa të zotët e shtëpisë. Për një gjë tëjeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore. Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë. Grek ose vdekje!”

Zjarr Tv Ad