Greqi është shtyrë seanca parlamentare për votimin e marrëveshjes së Prespës

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendimi i klasës politike është marrë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila e ka caktuar votimin për të premten në orën 14 e 30. Më herët gjatë muajit, marrëveshja e Prespës vuri në rrezik koalicionin qeverisës në Greqi. Partia Grekët e Pavarur doli nga koalicioni pasi lideri i saj Panos Kamenos dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Mbrojtjes pikërisht për shkak të rezervave ndaj akordit të arritur qershorin e kaluar me Shkupin. Megjithatë, pavarësisht largimit të partnerit qeverisës, javën e kaluar qeveria e Aleksis Tsipras i mbijetoi votëbesimit në Parlament, duke marrë dritën e gjelbër për të vijuar me votimin e ujdisë.

 

Zjarr Tv Ad