‘Grida Duma si Nora e Kelmendit’, Kreshnik Spahiu: S’mund të rrijë pas ferrave

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Euronews Albania lënien e mandatit nga deputetja e PD, Grida Duma.

Teksa e krahasoi Dumën me Norën e Kelmendit, Spahiu u shpreh se çdo intelektual e ka të qartë se me Sali Berishën në PD e ka karrierën të humbur.

“Në fakti do të ishte detyrim i Berishës të jepte një përgjigje dhe një detyrim i gazetarëve t’i drejtonin pyetjen në këtë formë: Pse u largua Nora e Kelmendit?

Sepse nuk ka një legjendë si Nora që mund të rrijë pas ferrave të Kelmendit, Norat mund të rrinë në majat e Kelmendit. Çdo intelektual e di që me Berishë një karrierë është e humbur”, tha Spahiu.

Sipas Spahiu, largimet nga PD tregojnë se drejtimin dhe shumicën e kësaj partie e dominon Berisha.

Zjarr Tv Ad