Gruaja që i tregoi gishtin e mesit Donald Trump, fitoi zgjedhjet lokale në Virxhinia

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gruaja e cila ngriti gishtin e mesit ndaj eskortës së presidentit Donald Trump fitoi zgjedhjet lokale në shtetin e Virxhinias.

Gjesti i Juli Briskman u bë viral në vitin 2017 teksa ajo udhëtonte me biçikletë. Eskorta e Donald Trump kalon afër saj dhe ajo i tregon gishtin e mesit.

Fotografitë e saj bënë xhiron e rrjetit por ndikuan negativisht pasi u pushua nga puna.

Ajo ishte pjeë e kompanisë Akima LLC e cila deklaroi se gjesti i saj ishte kundër politikave të rrjetit social të kompanisë.

Mbrëmjen e djeshme ajo festoi fitoren në zgjedhjet lokale përmes një postimi në Twitter teksa postoi foton ofenduese ndaj Trumpit.

Briskman deklaroi se platform që ajo do të ndjekë gjatë mandatit të saj fokusohet në edukim, të drejtat e grave dhe problematikat mjedisore.

Demokratët udhëheqin me shumicë votash zgjedhjet elektorale në Virxhinia teksa kanë marrë kontrollin e plotë të dy dhomave legjislative për herë të parë në më shumë se 20 vite.

 

Zjarr Tv Ad