Një video e një gruaje shtatzënë që tërhiqet zvarrë nga dy roje në një metro të Stokholm ka shkaktuar zemërim në Suedi.
Gruaja, e cila ishte së bashku me vajzën e saj të vogël, u kap pa biletë në tren, thanë zyrtarët.
Pas një debati me rojet e sigurisë ajo u tërhoq zvarrë jashtë trenit dhe u la në një stol.
Më pas gruaja u dërgua në spital për trajtim dhe dy rojet u pezulluan në pritje të një hetimi.
Policia tha se po hetonin incidentin në stacionin e metrosë Hotorget si një rast potencial sulmi, pasi gruaja u plagos.
Videoja u shpërnda gjerësisht në mediat sociale, pasi shumë u ankuan se gruaja me ngjyrë u nxjerr jashtë padrejtësisht. Ndërsa vajza e saj e vogël u la duke qarë, kur nëna shtatzënë u përplas me rojet.
“Ajo që ne dimë është se gruaja u kap pa biletë gjatë kontrollit dhe iu dha një dënim. Ajo e refuzoi këtë dhe prandaj, sipas rregullave tona, iu kërkua të largohej nga treni,”-tha një zëdhënës i SL. “Kur refuzoi gruaja u shoqërua nga oficerët tanë të sigurisë publike por filloi të bërtasë dhe të bëjë rezistencë.”