Infermierja e Qendër Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK-së) Shqipe Kadriu ka marrë dy rezultate të testit për Covid-19.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, infermierja tregon se brenda 24 orëve ka marrë dy përgjigje testi, një pozitiv dhe një negativ.
Ajo shprehet se kur bëri testin e parë nuk tregoi se ku punonte dhe doli pozitiv. Të nesërmen pasi u rikthye në punë, bëri sërish testin dhe doli negative.
“Receta për me kalu covidin per 24 ore: e bëra testin pardje; nuk e shkruva ku punoj, dola pozitiv; me thirrën në punë dhe ma banë edhe një dhe shkruan ku punoj.
Sot në mëngjes isha negativ; Zotin e kam dëshmitarë që andej nuk di a mu gëzu sepse emocionet më janë pështjellu…tash s’po di a jam + a – ose ne mes diku…Zoti e boftë hajr…”, ka shkruar ajo.