Hajdari “mbledh” të vjetrit në PD, Genc Pollo dhe Arben Imami rrëfejnë kujtimet me Azemin

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një takim të organizuar sot nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, mbi figurën dhe misionin e Azem Hajdarit, kur sot shënohet 24 vjetori i ndarjes së tij nga jeta, janë të pranishëm figura të vjetra të themelimit të PD, si Genc Pollo, Arben Imami, Tritan Shehu dhe regjisori Edmond Budina.

Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi se figura e Azem Hajdarit është e patjetërsueshme në historinë e Shqipërisë.

“Episodi i fundit është i pakonsumueshëm. Pse jemi sot këtu dhe pse vijmë sot këtu? Të kthehesh aty ku është themeluar diçka, mendoj se aty mund të gjejmë vlerat themelore mbi të cilën është ngritur ajo ngrehinë. Për Partinë Demokratike dhe njerëzit që kanë sakrifikuar për këtë parti këtu është vendi i rikthimit te vlerat dhe kur shohim këtë vend historik dhe këtë moment historic, patjetër që vjen ndërmen Azem Hajdari.Nuk mund ta ndajmë veprën nga njeriu. Vendi i Azem Hajdarit në histori është i patjetërsueshëm”, u shpreh Imami.

Ish-ministri Genc Pollo gjithashtu ishte i pranishëm në këtë takim, ku u shpreh se figura e Azem Hajdarit vlen për t’u përkujtuar dhe respektuar.

“Jam i gëzuar që jam këtu për të përkujtuar Azemin. Çdo popull, shoqëri, ka nevojë për referenca. Doja të shkoja në të shkuarën, ku doja të tregoja dy episode të përjetuara nga unë me Azemin. Unë me Azemin kam pasur bashkëpunim të ngushtë që në muajt e parë të themelit të PD dhe në 97. Në momentin e parë, ishte kundërshtimi ndaj regjimit komunist, i kalbur nga brenda dhe i rrezikshëm për jetën, Azemi kishte kurajo intelektuale që të nxirrte frikën të tjerëve. Në Kukës ishim bashkë për miting. Atëherë kishin nisur mitingjet. Përpjekjet kishin nisur për të penguar fushatat e PD.

Është cilësi e njeriut, që të kesh guximin fizik për të kundërshtuar dhunën. Në momentin që zhdukja e frikës është masive, shuhen dhe nuk janë të tilla, largohen. Kjo ndodhi në antimitingun e Kukësit. Kam fjetur te shtëpia e vëllait të tij, kam takuar Shendin, Rasimin, babain e tij. Në momentin e dytë, në 97, Azemi ishte deputet. Referenca të tilla, janë të vlefshme jo vetëm për t’i kujtuar për meritën e tyre, por na shërbejnë me shembuj konkret për sfida që duhet t’i përballojmë me nder dhe dinjitet. Figura të tilla janë vlefshme për t’u përkujtuar dhe respektuar”, u shpreh Pollo.

Zjarr Tv Ad