Pezullohen nga detyra shefi dhe nënkomisarja e Policisë së Elbasanit, nuk ndaluan personin e shpallur në kërkim

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoria e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Elbasan ka pezulluar nga puna dy nënkomisarë, pas vendimit të dhënë nga gjykata e këtij qyteti.

Bëhet fjalë për nënkomisarin U.SH, 37 vjeç, shef në seksionin e trafiqeve të paligjshme si dhe nënkomisaren S.k, 45 vjeçe, me detyrë specialiste pranë të njëjtit seksion.

Sipas AMP dyshohet se ata nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor.

Njoftimi i plotë:

Elbasan – Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan ka ekzekutuar vendimin penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, datë 11.09.2022, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në ngarkim të punonjësve të policisë:

– Nënkomisar U.SH, 37 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan;

– Nënkomisare S.K., 45 vjeçe, me detyrë Specialiste pranë Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan.

Ata janë pezulluar në kuadër të procedimit penal nr.1200, viti 2022, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e kësaj Prokurorie. Dyshohet se në shpërdorim të detyrës, këta punonjës policie nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Zjarr Tv Ad