Për të dytën herë brenda pak javësh Rama sulmon Top Channel dhe e akuzon për Fake News

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot për të dytën herë resht televizionin Top Channel, ndërsa duket se marrëdhënia mes kreut të qeverisë dhe një prej ekranëve më të mëdha në vend, kanë pësuar krisje.

Rama e ka akuzuar për lajm të rremë Top Channel, duke e denoncuar publikisht në rrjetet sociale për një kronikë që ky televizion kishte bërë lidhur me rrëzimin e sistemit TIMS nga hakerat.

Rama tha se Top Channel gënjen kur thotë se sistemi TIMS është ende jashtë funksionit, duke e quajtur edhe si ekran “tallava”.

Por kjo është hera e dytë që kreu i qeverisë denoncon për lajme të rreme këtë televizion.

Në 20 korrik, Rama përgënjeshtroi publikisht Top Channel për një lajm të ngjashëm ku pretendohej se hakerat që sulmuan serverat e shtetit i kishin vendosur një gjobë prej 30 milionë eurosh qeverisë shqiptare. “Ndaloni menjëherë shpifjet! Është e turpshme të gënjeni popullin”, deklaroi në atë kohë Rama.

Kryeministri shpesh ka kërkuar nga mediat të bëjnë kujdes në raportimin e çështjes së sulmit kibernetik, për shkak të delikatesës së saj. Por duket se Top Channel jo vetëm që s’e ka marrë parasysh, por ka zgjedhur pikërisht këtë temë për ta atakuar.

Zjarr Tv Ad