Në mediat italiane, është bërë publike, një histori e pazakontë. Një gruaje i është vjedhur makina e saj, ndërsa pas disa ditësh, hajdutët e kanë kthyer automjetin dhe brenda lanë edhe një letër, ku ata kërkonin ndjesë pronares.
Mësohet se; makina e vjedhur, i përkiste një personi me a f t ë s i ndryshe. Maria Elena Barile-s, cila vuan nga s k l e r o z a e shumëfishtë, iu vodh makina më 13 janar në parkingun e spitalit, ku ajo kishte shkuar për vizitë.
Pas vjedhjes së makinës, ka ardhur edhe reagimi i vajzës së saj, Rita Damiani, e cila bëri një postim prekës në rrjetet sociale, ku tregonte se; automjeti ishte i përshtatur për personat me a f t ë s i ndryshe dhe se nënës së saj, nuk i kishin vjedhur vetëm makinën, por “krahët, këmbët dhe mjetin e vetëm të lirisë së saj”.
Siç duket, historia e gruas ka prekur edhe vetë hajdutët. Ato i kanë rikthyer makinën, duke i lënë edhe një letër, ku i kërkonin falje.
“Edhe ne kemi zemër, ju kërkojmë ndjesë, nuk e dinim për problemin tuaj. Ju kërkojmë ndjesë nga zemra, hajdutët”, kështu shkruhej në letër.
Fotoja e letrës së hajdutëve, u bë publike në rrjetet sociale, nga vetë Rita Damiani, pasi makina e nënës së saj u gjet.