Ditmir Bushati/ E nisi politikën me zero lekë, por e ka çuar në qindra milionë/ Është zbuluar pasuria e ish-ministrit

0
1241
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditmir Bushati, u zgjodh Ministër i Jashtëm, në kabinetin e Kryeministrit Edi Rama, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013-të dhe e mbajti këtë post, deri në ndryshimet qeveritare të dhjetorit të vitit 2018-të.

Bushati, është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, në vitin 1999, si dhe kreu studimet Master në të Drejtën Ndërkombëtare Publike, në Universitetin e Leidenit në Holandë.

Ditmir Bushati, para se të përfshihej në politikë, ka qenë aktivist i shoqërisë civile si dhe ka drejtuar “Lëvizjen Europiane”, në Shqipëri. Ai është emëruar në detyrën e parë publike, në vitin 2004 si drejtor i Përafrimit të Legjislacionit në Ministrinë e Integrimit Europian, duke qenë njëkohësisht pjesë e ekipit negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA).

Në vitin 2009-të, Bushati u zgjodh deputet për qarkun e Tiranës, nën siglën e Partisë Socialiste, ku mori një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2013-të. Aktualisht, Ditmir Bushati, është i dërguari special i Shqipërisë në OSBE.

Ky raport, është prodhuar nga BIRN, pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Ditmir Bushati, nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve, apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2004, Ditmir Bushati, nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018-të, pasuria familjare kap vlerën e 44.7 milionë lekëve. Z.Bushati, zotëron familjarisht likujditete bankare prej gati 24 milionë lekësh dhe pasuri të patundshme, prej 20.7 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare, për periudhën deklaruese janë 78.4 milionë lekë, me burim kryesor të ardhurat e bashkëshortes nga konsulencat  dhe puna kërkimore në 62% të totalit. Të ardhurat nga paga e Z. Bushati, janë në masën 24%, ndërsa rreth 6% e të ardhurave, kanë si burim shitjen e një apartamenti.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq”,  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, ku njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Si subjekt deklarues, Ditmir Bushati, ka një shkëputje të deklarimeve nga viti 2007-të deri në vitin 2010-të, kur rikthehet si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në deklaratën e vitit 2010-të, Bushati dhe bashkëshortja e tij, deklarojnë si shtesa asetesh dy apartamente me vlerë rreth 80 mijë euro, një automjet prej 7500 eurosh dhe likujditete bankare, prej rreth 16 mijë dollarë dhe 17 mijë euro, me burim të ardhurat nga puna dhe konsulenca së bashku me bashkëshorten.

Ndryshe nga ç’kërkohet në formular, Z. Bushati, nuk i ka deklaruar të ardhurat e plota të siguruara gjatë tre viteve të shkëputjes nga funksioni publik, duke rezultuar me balancë negative prej 15.2 milionë lekësh për shtesën e aseteve.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një hua prej 20 mijë eurosh, e cila ka shërbyer si burim i pjesshëm, për blerjen e një apartamenti në vitin 2013-të, në vlerën e 110 mijë eurove./BIRN

Zjarr Tv Ad