Hapen nëntë korridore humanitare për evakuimin e civilëve në lindje të Ukrainës

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryeministri ukrainas ka konfirmuar se ditën e sotme do të hapen nëntë korridore humanitare për të bërë të mundur evakuimin e civilëve.

Korridoret e planifikuara, të cilat do të ndihmojnë në evakuimin e njerëzve nga rajonet lindore të Ukrainës, do të hapen midis Kievit dhe Moskës.

Mbrëmjen e djeshme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se ndërsa kërcënimi për kryeqytetin Kiev ishte zvogëluar, po rritet në lindje.

“Kjo do të jetë një betejë e vështirë, ne besojmë në këtë luftë dhe fitoren tonë. Ne jemi të gatshëm të luftojmë njëkohësisht dhe të kërkojmë mënyra diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte,” tha ai.

Zjarr Tv Ad