Ndonjëherë fati mund të rezervojë surpriza vërtet të hidhura. Ai që përfundoi në një goditje të tillë të fatit mizor, ështëTimothy Grey, një 70 vjeçar nga SHBA-të, i cili vdiq në vitin 2013 rrugëve për shkak të hipetermisë, por që mund të trashëgonte 19 milionë dollarë.
Historia e tij e pabesueshme është rrëfyer nga NBC News, në të cilën është zbuluar edhe historia e tij familjare. Grey ishte në fakt një pasardhës i Huguette Clark, një trashëgimtar i pasur amerikan dhe me një pasuri që shkon në rreth 300 miljon dollarë.
Clark djalë i një financieri amerikan, nuk ishte martuar kurrë dhe jetonte mes luksit në Nju Jork dhe Kaliforni. Pasi ndërroi jetë në moshën 105 vjeçare ai u la pasuri të gjithë të afërme të tij 19 milionë dollarë secilit.
Midis pasardhësve figuronte edhe Timothy. Vetëm se ai nuk e mori vesh kurrë.