Homazhe për viktimat në urën Morandi, valvitet edhe flamuri shqiptar

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër muaj pas shembjen së Urës Morandi në Genova të Italisë, ku humbën jetën 43 persona mes tyre edhe dy të rinj shqiptarë, familjarët e viktimave kanë zhvilluar homazhe në urë.

Në orën 11.36 pikërisht në momentin kur ndodhi tragjedia, nën tingujt e sirenave të anijeve dhe kambanave të kishave qytetarët e Genovës kanë zbritur në heshtje dhe kanë shkuar në vendin ku ndodhen rrënojat e urës.

“Ne jemi për respekt ndaj viktimave. Ne nuk jemi me ta vetëm në 14 të çdo muaji, por gjithmonë”, u shpreh Giusy Moretti, zëdhënësja e komunitetit.

Të tjerë mbyllën dyqanet, makinat dhe autobusët ndaluan në rrugë në nder të viktimave.

Gjatë homazheve, u ngrit edhe një flamuri i Shqipërisë, për të kujtuar dy viktimat shqiptare, Edi Bokrina, 28 vjeç dhe Marius Djerri, 22 vjeç.

Zjarr Tv Ad