Humb jetën një i ri në Bulqizë pas sherrit me thika, Policia ndjek autorin

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i ri 21 vjeç në Bulqizë ka humbur jetën pas një sherri me thika. Ai quhet Arlind Pasha. Ai u dërgua i plagosur në spital, por nuk arriti të shpëtonte.

Konflikti ndodhi në mes të qytetit midis tij dhe një 22-vjeçari të quajtur Fatjon Keta, që pas sulmit, u arratis. Policia është vënë në ndjekje të tij. Dyshohet se Fatjon Keta ka probleme mendore. Më parë ai ka pas ushtruar dhunë edhe ndaj nënës dhe motrës së vet.

Nuk dihen shkaqet e konfliktit midis të dyve, por Policia tha se ishin motive të dobëta.

Policia njoftoi: “Rreth orës 10.00, në qytetin e vjetër Bulqizë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.K, ka plagosur me thikë shtetasin A.P, rreth 21 vjeç, i cili gjatë rrugës për spital ka humbur jetën.

Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku po krihet zona dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore me qëllim kapjen e tij. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.”

Zjarr Tv Ad