Meta në meshën për Nënë Terezën dhe me fëmijët e Bizës

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë këtë mëngjes në një meshë që është mbajtur në Ishëm. Në Fb, Meta zbulon dhe qëllimin e pjesëmarrjes. “I lumtur ta nisja ditën me pjesëmarrjen në meshën e mbajtur në Bizë (Ishëm) nga Padre Serxhio, për Shën Nënë Terezën,” shkruan ai.

Më pas, Presidenti është takuar me një grup fëmijësh. “Fëmijët e Bizës dhe prindërit e tyre kërkojnë një kopsht të ri. Unë besoj se me pak dashuri në veprim do ta kenë, – ka premtuar Meta. – Por ata nuk janë të vetmit të cilët kanë këtë kërkesë. Ndaj na duhet shumë dashuri në veprim, që këto zona të mrekullueshme të mos shpopullohen më.”

Zjarr Tv Ad