Humbi jetën pas problemeve me dhëmballën, flasin të afërmit

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 32-vjeçar i identifikuar si Genti Isaj humbi jetën dje teksa po transportohej për në spital, pas problemeve me dhëmballën. Blerti Shabani, kushëriri i 32-vjeçarit të ndjerë u shpreh për MCN TV:

Gentiani prej tre ditësh kishte dhimbje të dhëmballës. Ishte ënjtur dhe enjtja i kishte kaluar edhe në qafë. Dje shkoi në Ersekë te një dentist dhe mori mjekime. Shkoi në shtëpi dhe pas disa orësh e ëma e gjeti pa ndjenja në divan. Menjëherë lajmëroi bashkëfshatarët të cilët e morën ta transportonin me makinë për në spitalin e Ersekës. Duam të zbardhet e vërteta dhe të dimë nga çfarë vdiq. Ai ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje. Dyshojmë që mund t’i kenë bërë reaksion antibiotikët që piu për infeksionin e dhëmballës”.

Zjarr Tv Ad