Humbi njeriun më të shtrenjtë në jetë/Unikatili prek me dedikimin: Do jetosh në zemrën dhe kujtimet e mia

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reperi Viktor Palokaj, ose siç njihet ndryshe, Unikatili ka humbur nënën natën e Krishtlindjes. Unikatili ka prekur me dedikimin e tij për nënën, teksa shkruan se ajo do jetojë gjithmonë në zemrën dhe kujtimet e tij.

Heroina ime ti do të jetosh në zemrën dhe kujtimet e mia deri ditën që do të takoj sërish,”-ka shkruar reperi në Instastory-n e tij.

Ishte vëllai i artistit i cili lajmëroi se nëna e tyre kishte ndërruar jetë në natën e Krishtlindjeve.

“Nana jonë, shpirti jonë, Marte Delija-Palokaj na la natën e Krishtlindjeve. Thojnë që më të mirët vdesin në këto ditë por kjo nuk e zbutë dhimbjen që e ndjejmë.

Gjithmonë do i kujtojmë, buzëqeshjen, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijëra njerëzve në nevojë. Mburremi me ty nana jonë!

Lamtumira e fundit i ipet te restauranti Fenix në Klinë të Marten (me 27.12.2022) prej orës 09:00. Varrimi të njëjtën ditë te varrezat e kishës se Gjurakocit në ora 13: 00.

Me rastin e varrimit do të varroset dhe hiri i babës tonë Lush Palokaj. Dy engjuj të dashuruar shkojnë bashkë”– thuhet në postimin e plotë të vëllait të Unikatilit.

Zjarr Tv Ad