FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH/ AURELA GAÇE: GJITHMONË E NJËJTA HISTORI…

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe këtë edicion, Festivali i Këngës ishte plot polemika, akuza dhe artistë që mbetën të pakënaqur për vlerësimin.

Fituese e Festivalit u shpall Albina Kelmendi, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, ndërsa çmimin e parë nga juria e rrëmbeu këngëtarja Elsa Lila.

Ndarja e çmimeve pasoi me një sërë reagimesh, ku së fundi dhe këngëtarja Aurela Gaçe ka dhënë komentin e saj, transmeton ‘gazetatema’.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, këngëtarja shkruan se gjithmonë është e njëjta histori me Festivalin, edhe kur ka një çmim, edhe kur ka dy, gjithmonë do të të ketë artistë që do të mbeten të pakënqur.

“Kur ka një çmim, zihemi. Por…edhe kur ka dy çmime prapë zihemi. Unë them ta bëjmë autobusin të ecë anash, që të gjithë të kënaqen. Të gjithë në vend të parë.

Edhe prapë do të ketë të pakënaqur. Ai i uluri në cep do ketë inat me atë të mesit. Ohoooo…..Gjithmonë e njëjta histori”, ka shkruar Aurela Gaçe

Zjarr Tv Ad