Humbi zgjedhjet përballë Sali Berishës, vjen reagimi i parë nga Ibsen Elezi

0
169
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi humbi zgjedhjet përballë ish-kryeministrit Sali Berisha, për kreun e Partisë Demokratike, ka ardhur reagimi i parë dhe nga Ibsen Elezi.

Teksa falenderon të gjithë ata që e inkurajuan në këtë garë, edhe pse dukshëm e pabarabartë, Elezi ka dhe një mesazh për ata që e presin ndryshimin nga kafja.

Elezi shprehet se përballja me të keqen do të duhet të jetë thelbi i politikës.

Postimi i Elezit:

Falenderim !

Se pari per ata qe me inkurajuan dhe votuan, shumicen pa i takuar dhe as njohur.

Se dyti per ate pjese te medias, gazetaret dhe opinionistet qe me inkurajuan.

Se treti per stafin tim modest prej 4-personash qe perballoi keto 10 dite fushate te ngarkuar dhe gjithe vezhguesit qe ndoqen procesin e votimit.

Kujtese !

Per ata qe mendojne se do vijne dite me te mira duke ndejur ne kafe apo si spektator para TV, ju them me keqardhje se jo vetem do e kalojne ashtu ne pritje jeten e tyre, por rrezikojne edhe brezin qe vjen.

Ata qe presin te arrijne diçka thjesht se i servilosen dikujt dhe apo ata qe presin se kur do vije dita e marrveshjes per ndarjen e karrikeve, duhet te kuptojne se nuk do i sherbejne dot as vetes dhe jo me te ardhmes se ketij vendi.

Ne themel te ecjes para eshte perballja me te keqen, aq me shume ne politike.

Zjarr Tv Ad