Humbja e kandidatit të “BF” në Kukës, Gjekmarkaj: Demokratët, të bëhen mendje të ftohta, ta shkëpusin zinxhirin e humbjeve

0
168
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është shprehur se humbja e kandidatit të opozitës, Emri Vata, në zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit, nuk është e mirë për demokratët.

Komentet Gjakemarkaj i bëri gjatë një interviste në News 24, ku tha se të gjithë faktorët në opozitë duhet të shndërrohen në mendje të ftohta dhe të shkëpusin zinxhirin e humbjeve.

“E djeshmja nuk ishte e mirë as për PD, as për demokratët. Por të gjithë të shndërrohen në mendje të ftohta dhe demokratët të shkëpusin këtë zinxhir humbjeje”, tha Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad