Manjani: Qeverisemi shumë keq, baza e keqqeverisjes është përçarja…

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Shqiptarët nuk janë pakicë, por nuk qeverisen ose qeverisen keq.

Ndryshe nuk ka si shpjegohet që Serbia vijon të jetë e privilegjuar në Ballkan, megjithëse ka një jetë që vret shqiptarë.

Pa imagjinoni për një moment sikur të gjithë shqiptarët të bëhen në një mendje dhe të vendosin të trajtojnë Serbinë duke konsideruar Kosovën të parën.

Sikur të gjithë shqiptarët në Ballkan të kenë një refren: O njohje të Kosovës ose s’ka marrëdhënie.

Si mendoni,do kishte këllqe Serbia të çelte luftë me 8 milionë Shqiptarë të përbashkuar nën një ide mbi kombin e tyre?!

Personalisht mendoj se jo. Shqiptarët e bashkuar do ishte e vështirë të mundje megjithë ushtrinë e Rusisë që mund të kishte Serbia.

Po mirë, si ka mundësi që Republika e Shqipërisë, Shqiptarët e Malit të Zi që kanë dhe qeverinë,Shqiptarët e Maqedonisë pa të cilët nuk ka qeveri në Maqedoni, nuk e thonë këtë gjë, pra që Kosova është e para?!

Si ka mundësi që vetëm në Belgjikë jetojnë rreth 40 000 Shqiptarë dhe, nuk ka 40 prej tyre të bëjnë një protestë për të larguar si negociatorë me damkën “Dështakë” të Lajçakut e Borelit? Të dy vijnë nga shtete që nuk njohin Kosovën….

Si ka mundësi që Shqiptarët në Greqi janë pak më shumë se 10% e elektoratit grek, as nuk u shkon mendja të kërkojnë qeverisë Greke njohjen e Kosovës?!

Po shqiptarët në Amerikë, si ka mundësi që shohin plane nga më idiotët me ndryshime kufijsh e asociacione të artikulohen nga politika e jashtme Amerikane dhe, hiç. Asgjë. Asnjë reagim. Veç rreshtohen ca në të republikanëve ca në të demokratëve dhe bëjnë amerikanë kur flasin në Skype për punët e kombit.

Çdo komb do ti bënte lehtësisht këto gjëra për punët e veta.

Si ka mundësi që shqiptari me shqiptarin vijon të harxhojë moral patridiot dhe, Serbia ben qejf me ne të gjithë?!

Ka vetëm një shpjegim:

Qeverisemi keq dhe shumë keq. Ku baza e keqqeverisjes është përçarja…

Në daç të na vijë ëmbël në daç thartë, po kështu jemi.

Zjarr Tv Ad