Hummels mendon largimin, Dortmund përgatit ofertën

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak vite më parë, transferimi i yjeve të Borussia Dortmund drejt Bavarisë ishte kthyer në një trend.

Mario Gotze, Robert Lewandowski dhe Mats Hummels firmosën në “Allianz Arena”, duke u konsideruar te verdhezinjtë si tradhtarë. Por një gjë e tillë duket se do të ndryshojë faqe dhe pas Gotze një tjetër yll i Bayern do të rikthehet aty ku hodhi hapat e parë si futbollist, në “Signal Iduna Park”.

Mats Hummels po tenton të rikthehet me fanellën verdhezi. Lajmi i bujshëm vjen nga gazeta prestigjoze “Bild”. Nico Kovac ka ndezur dritën jeshile për një largim të mundshëm të mbrojtësit. Kartoni i Hummels pritet t’i kushtojë arkave të Dortmund nga 15 deri në 20 milionë euro. Tashmë, topi kalon në fushën e Dortmund.

 

Zjarr Tv Ad