I njohur për rolin në filmin “Harry Potter”, ndëron jetë aktori i njohur

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori Michael Gambon, i njohur për rolin e profesorit Albus Dumbledore në shumë filma ” Harry Potter “, ka ndërruar jetë.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije familja e tij ditën e sotme. Aktori ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spital, pasi prej disa kohësh vuante nga pneumonie.

I lindur më 19 tetor 1940, në Dublin nga një nënë rrobaqepëse dhe një baba inxhinier, Gambon e la shkollën në moshën 15-vjeçare dhe shtatë vjet më vonë u kualifikua si inxhinier pasi kishte përfunduar praktikën.

Por joshja e skenës, e frymëzuar nga një grup teatror vendas, doli shumë e fortë dhe ai filloi t’i shkelte skenën në fillim të viteve 1960.

Ndërsa Gambon ndërtoi reputacionin e tij në skenë, pasuan rolet në TV dhe filma, duke përfshirë rolin kryesor në “The Singing Detective” të vitit 1986, në të cilin ai luajti një shkrimtar që vuante nga një gjendje e dobët e lëkurës, imagjinata e të cilit i siguroi shpëtimin e vetëm nga dhimbja e tij. Kjo do ta bënte atë një emër të njohur në Britani.

Role të tjerë të shquar përfshinin një udhëheqës grupi psikotik në “The Cook, The Thief, His Ëife & Her Lover” në 1989, i moshuari George V në ” The King’s Speech” në 2010 dhe Lord Salisbury në 2017 “Victoria & Abdul”.

Zjarr Tv Ad