I nxehti në Evropë: Bie ndjeshëm prodhimi i perimeve – shifrat: 40% më pak

0
153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I nxehti ekstrem në Evropë ka shkaktuar problemet më të rënda në sektorin e perimeve të BE në 40 vitet e fundit, sipas Shoqatës Europiane të Përpunuesve të Frutave dhe Perimeve (PROFEL).

“Me motin e nxehtë dhe të thatë që vazhdon gjatë gjithë korrikut dhe gushtit në pjesën më të madhe të kontinentit, perimet kanë vazhduar të vuajnë dhe prodhimet e tyre kanë rënë ndjeshëm.

Sot situata për kultivuesit e perimeve dhe përpunuesit është më seriozja që ka përjetuar kontinenti ne në dyzet vitet e fundit, “tha shoqata në një deklaratë.

Të kontaktuar nga EURACTIV, Profel tha se vendet e BE-së veçanërisht më të prekura nga thatësira janë Franca, Belgjika, Hollanda, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria dhe Polonia.S ektori I perimeve të ngrira dhe të konservuara është më I prekuri çka ka sjellë reduktimin dhe furnizimin me perime të freskëta në fabrikat e përpunimit duke çuar në rritjen e kostos së prodhimit dhe më pak prodhime të përpunuara.

Reduktime të konsiderueshme në rendimentet në terren janë raportuar për bizelet dhe fasulet që variojnë nga 20% deri në 50%.

“Në rajonet e caktuara të prodhimit në Evropën Jugore, korrja e parë e fasuleve është ndikuar edhe nga stuhitë e rënda (përmbytjet dhe breshërit). Humbjet e prodhimit të qepëve raportohen midis 15 dhe 50%. Në shumë rajone mbjellja e kulturave të dyta: spinaqi, fasule apo lulelakra, thjesht nuk është e mundur për shkak të thatësirës, ​​” tha Profel.

Zjarr Tv Ad