Ibrahimaj mbetet në krye të ministre e Financave, ja arsyeja pse nuk u votua sot Ervin Mete

0
145
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Delina Ibrahimajdo të vazhdojë të qëndrojë në detyrën e Ministres së Ekonomisë dhe Financave deri në seancën e radhës së Kuvendit të Shqipërisë.

Dekreti për shkarkimin e Delina Ibrahimajt nga posti i ministres së Financave nuk u fut sot në rendin e ditës, dhe shkak për këtë është bërë posti që mban kandidati i propozuar për zëvendësimin e saj, Ervin Mete, i cili sot u lirua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Sipas procedurës së Kuvendit, Ervin Mete depozitoi kërkesën për largim nga posti i drejtor të AMF, dhe kjo u votua në seancën plenare të ditës së sotme.

Shpjegimin për këtë ngërç procedural e ka dhënë Eduard Shalsi, i cili në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ka sqaruar se :

“Si rregull Kuvendi para se të miratojë detyrën e Ervin Metes si ministër i Financave, duhet të miratojë dorëheqjen e tij nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe posti i Drejtuesit të këtij institucioni. Pra votohet vendimi për lirimin e zotit Ervin Mete. Miratohet. Zoti Erion Braçe është kundër”, tha Shalsi.

Votimi i fshehtë për largimin e Ervin Metes nga AMF ka marrë 95 vota pro, 1 votë abstenim dhe 5 vota kundër.

Deri në seancën e ardhës, Delina Ibrahimaj do të qëndrojë në postin e ministres së Financave në detyrë, ndërkohë që s’ka marrë ende postin e Edona Bilalit, e cila u shkarkua sot nga posti i ministres për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Zjarr Tv Ad