Idrizi i propozon shtetit shqiptar pajisjen me pasaportë shqiptare të çdo shtetasi nga Diaspora me origjinë shqiptare

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke folur në një aktivitet të Shoqatës “Çamëria” për Masakrën e Filatit, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi  thotë se Shqipëria duhet të jetë zonë e lirë ekonomike për Diasporën. Idrizi i propozon shtetit shqiptar pajisjen  me pasaportë shqiptare të çdo shtetasi nga Diaspora me origjinë shqiptare.

Idrizi: Në Shqipëri jo vetëm nuk kemi demokraci funksionale por nuk kemi as ekonomi tregu. Sot të bësh biznes, të merresh me sipërmarrje nuk mjafton vetëm risku, iniciativa, lodhja por thjesht dhe vetëm duhet të jesh afër pushtetarëve. Arrin një moment që një djalë 26 vjeç që si kanë thënë asnjëherë puna e mbarë, recepsionit, mund të marrë dhe tendera 30 milion euro. Këto janë normale për çuditë shqiptare.  Për këtë arsye ne kemi propozuar me kohë që Shqipëria duhet të jetë zonë e lirë ekonomike për Diasporën. Çdo njeri nga Diaspora të marrë pasaportën shqiptare nëse ka origjinë shqiptare dhe të vijë të investojë në Shqipëri pa taksa, me të gjitha mundësirat që ne duhet tu krijojmë investitorëve që vijnë nga radhët e shqiptarëve.Se po i kërkojmë në Kinë, Honolulu, ndërkohë që këta nga Diaspora jo vetëm që jaë të gatshëm por sigurisht janë të gatshëm dhe për shkak se duan të ndihmojnë vendin e tyre.  Kemi luftuar për 8 vjet që Shqipëria të kishte një Ministër për Diasporën, në fakt duhet të kemi një qeveri tani se gjysma e shqiptarëve janë jashtë. Duhej një Ministri me kompetenca të plota dhe jo thjesht një Ministër Shteti. Shteti shqiptar duhet tu mundësojë atyre dhe fëmijëve të tyre që të kenë mundësi të shkollohen shqip. Janë  mbi 400 mijë fëmijë vetëm në Greqi që sot riskiojnë që të mos mësojnë shqip dhe shteti shqiptar nuk bën asgjë në këtë drejtim.

 

Zjarr Tv Ad