Idrizi nxjerr blof Lajla Përnaskën: Nuk është kandidate e PDIU, e ndihmuam që të regjistrohej

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka nxjerrë blof kandidaten për bashkinë e Tiranës, Lajla Përnaska e cila kandidon nën logon e kësaj partie duke thënë se ish-deputetja është mbështetur nga kjo forcë politike por nuk është kandidate e tyre.

I ftuar në emisionin televiziv ditën e djeshme, Idrizi ka shpjeguar arsyet pse ka vendosur ta mbështesë Përnaskën, duke i ofruar të gjitha mundësitë që të regjistrohet. Kreu i PDIU, ka deklaruar se janë të mendimin që duhet të kenë sa më shumë zëra që shkojnë përtej elektorateve PD-PS, por që synojnë elektoratin gri, duke shtuar se kjo është një mundësi më e mirë për qytetarët.

“Vij nga një njohje e gjatë si komshie dhe politikë, kemi bashkëpunuar në Këshillin e Europës, është një politikane e formuar, e cila donte të bëhej pjesë e kësaj gare. Ishte një iniciativë e saj dhe pranova që ta mbështesnim për regjistrimin, edhe fushatën ajo e ka bërë vetë, jo me strukturat tona. Nëse ne do shohim sot ne kemi 2 kryesorët që po i drejtohen njëri tjetrit dhe shumë pak elektoratit. Ndërkohë fushata ka sjellë që blloqet me militantët të bëhen bllok, e thënë kështu duket sikur nuk ka garë se militantët do votojnë sipas partisë, pjesa gri që është shumë e vëmendshme te programet të jetë pasive”, tha Idrizi.

Nga ana tjetër, analisti Lorenc Vangjeli, e ka konsideruar PDIU si një faktor shumë të rëndësishëm në këto zgjedhje, e që sipas tij do të jetë një nga surprizat e 14 majit.

“PDIU hyn ndryshe në fushatë, hyn me idenë e rikonsolidimit të kësaj partie në votimin proporcional, në të gjitha llogaritë dhe sondazhet, PDIU do ketë një rol domethënës në 3 qytete, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Sarandë, do jetë një element ekuilibri. Në funksion të 2025, por edhe të 2 viteve të tjera të mandatit qeverisës, do të rishkartisen letrat se ekuilibrat e votuesve në terren janë. Do jetë një nga surprizat e këtyre zgjedhjeve”, tha Vangjeli.

Zjarr Tv Ad