Skllevërit e lumtur janë armiku më i madh i lirisë!

0
173
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga: Mentor Kikia

Skllevërit në Amerikë ndaheshin në ata që punonin në ara, e ata që shërbenin në shtëpitë e pronarëve të bardhë. Ata që punonin në ara rropateshin e jetonin shumë keq. Ndërsa ata që shërbenin në shtëpi, hanin mbetjet e ushqimit të të zotëve e jetonin “më të lumtur”.

Këta të fundit, derisa ishin “mirë”, spiunonin planet e atyre të arave për ndonjë revoltë apo arratisje.

Gjithashtu, pronarët kishin kuptuar se mbikqyrësi më i rreptë i skllevërve nuk ishte një i bardhë, por një prej skllevërve që zgjidhej për roje, sepse edhe ai ishte më i lumtur, pasi nuk punonte e hante më mirë.

Kështu, skllavërisë, më shumë se pronarët e tokave, jetën ia zgjatën “skllevërit e lumtur”. Ata ishin armiqtë më të mëdhenj të lirisë së tyre.

P.S 1: Secc më përngjason mua kjo histori me ne shqiptarët, që në komunizëm ishim të gjithë me barkun bosh, por ata që shërbenin në “shtëpitë e të bardhëve”, edhe pse të uritur për vete, denonconin këdo që thoshte se në dyqane nuk ka ushqime.

P.S 2: Sec më përngjason mua kjo histori edhe me shqiptatët e sotëm, që edhe pse më të varfërit në Europë, ata që punojnë në “shtëpitë e të bardhëve” përgjojnë e spiunojnë se kush nuk i bën Like dhe Share njoftimeve të partisë, apo kush i bën Like e Share njoftimeve të armiqve të partisë.

Zjarr Tv Ad