Idrizi tregon pse nuk ishte dje në takimin e aleatëve PD me presidentin Meta

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi zbulon arsyen pse nuk ishte dje në takimin e aleatëve të PD-së me presidentin Ilir Meta.

Në një prononcim për median pas takimit me kreun demokrat Lulzim Basha, Idrizi u pyet lidhur me mospraninë e tij:  Sigurisht ne kemi një marrëveshje me PD-në por cdo forcë politike dhe grupim ka të drejtën e vet të japë kontributin e vet në zgjidhjen e krizës. Nuk kemi pasur nevojë, përveç aleancës me PD-në të potencojmë  apo të kemi mundësira të tjera të bëhemi pjesë e opozitës së bashkuar. “

Idrizi foli dhe për platformën e përbashkët që opozita ka përgatitur dhe që do të prezantohet nesër paradite.

“Opozita ka punuar për një platformë të prëbashkët ku do të bëhen të qarta të gjitha fenomentet negative që ndodhi në zgjedhje, nga vjedhja, intimidimi dhe përdorimi i pushtetit në zgjedhje. Sot janë 160 mijë të punësuar në shtet, janë shtuar 40 mijë veta gjatë kësaj periudhe ndërkohë që janë larguar në mënyrë të padrejtë mbi 20 mijë vetë.

Opozita e bashkuar po punon për programin elektoral dhe ekonomik ku të gjitha forcat politike që përbëjnë këtë aleancë kanë përparësitë e tyre dhe duhet rakorduar drejt një modeli të ri ekonomik, sepse Shqipëria i ka të gjitha resurset.”

Zjarr Tv Ad